Roli
Mjeke Proteziste
Klinika
Idrizi Dental Clinic
Qyteti
Tiranë
Tipi i Punës
Full Time
Përshkrimi i pozicionit
Idrizi Dental Clinic është në kërkim të një Prosthodontisti që dëshiron t’i bashkohet një klinike dentare me fokus te profesionalizmi, kujdesi ndaj pacientit dhe standardi i lartë i punës.
Në këtë rol kërkohet një mjek i përkushtuar, me komunikim të mirë dhe qasje serioze ndaj trajtimeve protetike, i gatshëm të kontribuojë në ofrimin e zgjidhjeve funksionale dhe estetike për pacientët.
Kërkohet:
- Diplomë në Stomatologji dhe licencë aktive
- Interes ose eksperiencë në fushën e protetikës dentare
- Profesionalizëm dhe korrektësi në punë
- Aftësi të mira komunikimi me pacientët
- Gatishmëri për të punuar në ekip
Përparësi:
- Eksperienca e mëparshme në trajtime protetike fikse dhe të lëvizshme
- Qasje e kujdesshme ndaj estetikës dhe detajit klinik
- Përkushtim për zhvillim të vazhdueshëm profesional
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional pune
- Mundësi bashkëpunimi afatgjatë
- Ekip bashkëpunues dhe serioz
- Hapësirë për zhvillim profesional