Roli
Asistente Dentare
Klinika
Idrizi Dental Clinic
Qyteti
Tiranë
Tipi i Punës
Full Time
Përshkrimi i pozicionit
Idrizi Dental Clinic është në kërkim të një Asistente Dentare për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e përditshme të punës klinike.
Kërkojmë një person të organizuar, korrekt dhe me dëshirë për të punuar në një ambient profesional, duke asistuar në procedurat dentare dhe në menaxhimin e përditshëm të klinikës.
Kërkohet:
- Seriozitet, korrektësi dhe përkushtim në punë
- Aftësi të mira komunikimi
- Aftësi për të punuar në ekip
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
- Gatishmëri për të mbështetur proceset klinike dhe operative të klinikës
Përparësi:
- Eksperienca e mëparshme si asistente dentare
- Njohuri bazë mbi instrumentarin dhe proceset klinike
- Sjellje profesionale me pacientët
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe të qetë
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë
- Ekip mbështetës dhe serioz
- Mundësi për zhvillim dhe eksperiencë në praktikën dentare
📩 Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në: idrizidentalclinic@gmail.com