Të gjitha njoftimet
Urgjent E re ⭐ Featured

Recepsioniste

Smiledoctor Dental
Tiranë
Full Time
Roli Recepsioniste
Klinika Smiledoctor Dental
Qyteti Tiranë
Tipi i Punës Full Time

Përshkrimi i pozicionit

Smiledoctor Dental Clinic është në kërkim të një Recepsionisteje për t’iu bashkuar ekipit të saj profesional në Tiranë.

Klinika po zgjerohet dhe kërkon një person të motivuar, korrekt dhe komunikues, i cili dëshiron të punojë në një ambient modern, të organizuar dhe me mundësi zhvillimi.

Recepsionistja do të jetë pika e parë e kontaktit me pacientët, duke kontribuar në mirëpritjen, komunikimin dhe organizimin e përditshëm të klinikës.

Pozicioni i punës

Recepsioniste

Kriteret e preferuara

Kandidatja duhet të jetë e motivuar, korrekte dhe e aftë të komunikojë me pacientët në mënyrë profesionale.

Eksperienca e mëparshme në recepsion ose në klinikë dentare përbën avantazh, por më e rëndësishme është dëshira për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë e një ekipi serioz.

Vendndodhja

Dervish Hima, Tiranë

Aplikimi

Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në:

Email: info@smiledoctor.al
Tel: 0695811357

Telefono Dërgo CV