Përshkrimi i pozicionit
Smiledoctor Dental Clinic është në kërkim të një Mjekeje Stomatologe për t’iu bashkuar ekipit të saj profesional dhe modern në Tiranë.
Klinika po rritet dhe synon të zgjerojë stafin me profesionistë të motivuar, korrektë dhe të përkushtuar ndaj cilësisë së shërbimit ndaj pacientit.
Ky pozicion është i përshtatshëm për një mjeke stomatologe që kërkon një ambient pune profesional, me mundësi zhvillimi dhe trajnimi.
Pozicioni i punës
Mjeke Stomatologe
Kriteret e preferuara
Kandidatja duhet të jetë e motivuar, korrekte dhe e përkushtuar ndaj punës klinike.
Kërkohet seriozitet profesional, komunikim i mirë me pacientët dhe dëshirë për t’u bërë pjesë e një ekipi të organizuar.
Eksperienca e mëparshme përbën avantazh.
Vendndodhja
Dervish Hima, Tiranë
Aplikimi
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në:
Email: info@smiledoctor.al
Tel: 0695811357