Roli
Mjek/e Stomatolog/e
Klinika
Clinica del Sorriso
Qyteti
Tirane
Tipi i Punës
Full Time
Eksperienca
Expert · 5+ vite
Përshkrimi i pozicionit
Clinica del Sorriso është në kërkim të një Mjeku/e Stomatolog/e për t’iu bashkuar ekipit të saj profesional. Klinika kërkon një profesionist me eksperiencë të mirëfilltë klinike, i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me standarde të larta në fushën e protetikës dentare dhe rehabilitimeve mbi implante.
Pozicioni:
Mjek/e Stomatolog/e
Kriteret kryesore:
- Eksperiencë pune minimalisht 5 vite si mjek/e stomatolog/e.
- Të zotërojë dhe praktikojë në nivel të avancuar protetikën fikse dhe të lëvizshme.
- Eksperiencë të mirëfilltë në punimet protetike mbi implante dentare.
- Aftësi për planifikimin dhe realizimin e rasteve komplekse protetike.
- Profesionalizëm, përgjegjësi dhe aftësi të mira komunikimi me pacientët.
- Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
Çfarë ofron klinika?
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi afatgjatë.
- Punë me teknologji moderne dhe raste klinike të avancuara.
- Kushte konkurruese pune, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
Si të aplikoni?
Të interesuarit mund të kontaktojnë në:
ose në Instagram:
@clinicadelsorriso24