Të gjitha njoftimet
Urgjent E re ⭐ Featured

Dentist (Partneritet)

Klinike Dentare
Tiranë
Full Time
Roli Dentist (Partneritet)
Klinika Klinike Dentare
Qyteti Tiranë
Tipi i Punës Full Time

Përshkrimi i pozicionit

Klinikë dentare ofron mundësi bashkëpunimi për mjekë stomatologë, kirurgë oralë, implantologë ose estetistë/e, të cilët nuk disponojnë ambientin e tyre të punës, por dëshirojnë të ushtrojnë profesionin në një klinikë moderne dhe të pajisur.

Ky bashkëpunim është i përshtatshëm për mjekë që kanë pacientët e tyre, janë aktualisht të punësuar diku tjetër, por kërkojnë një ambient profesional ku mund të punojnë me standarde të larta, në mënyrë fleksibël dhe me marrëveshje të dakordësuar.

Çfarë ofron klinika?

Klinika vendos në dispozicion një poltron të lirë, së bashku me ambientin dhe kushtet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit profesional dentar.

Ofrohen:

✔ Poltron profesional dhe pajisje bashkëkohore
✔ Ambient i pastër, komod dhe i sterilizuar
✔ Materialet dentare të nevojshme për punë
✔ Laborator dentar në të njëjtën strukturë
✔ Mundësi bashkëpunimi me kohë të plotë ose të pjesshme
✔ Mundësi për të punuar me pacientët tuaj
✔ Mundësi zhvillimi në fushën e turizmit dentar
✔ Bashkëpunim me përqindje të dakordësuar

Për kë është kjo mundësi?

Kjo mundësi i drejtohet mjekëve stomatologë dhe specialistëve të fushës dentare që:

  • Nuk kanë klinikën apo ambientin e tyre të punës
  • Kanë pacientë dhe kërkojnë një vend profesional për t’i trajtuar
  • Janë të punësuar, por dëshirojnë të punojnë edhe në mënyrë të pavarur
  • Duan të zhvillojnë aktivitet në fushën e turizmit dentar
  • Kërkojnë një bashkëpunim korrekt, profesional dhe afatgjatë

Bashkëpunim me marrëveshje

Forma e bashkëpunimit realizohet me marrëveshje mes palëve, në bazë të aktivitetit, pacientëve dhe modelit të punës. Bashkëpunimi mund të jetë me përqindje të dakordësuar, sipas kushteve që përcaktohen nga klinika dhe mjeku.

Qëllimi është që mjeku të fokusohet te pacientët dhe trajtimet, ndërsa klinika të ofrojë ambientin, pajisjet, materialet dhe mbështetjen e nevojshme për punë profesionale.

Kontakt

Për më shumë informacion dhe detaje rreth bashkëpunimit, kontaktoni në:

📞 069 516 2394

Telefono Dërgo CV