Përshkrimi i pozicionit
Smiledoctor Dental Clinic është në kërkim të një Asistenteje Dentare për t’iu bashkuar ekipit të saj në Tiranë.
Klinika po rritet dhe kërkon një person korrekt, të motivuar dhe të gatshëm për të punuar në një ambient profesional, modern dhe me mundësi zhvillimi.
Asistentja dentare do të ketë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e mjekut gjatë punës klinike dhe në organizimin e përditshëm të shërbimit ndaj pacientëve.
Pozicioni i punës
Asistente Dentare
Kriteret e preferuara
Kandidatja duhet të jetë e motivuar, korrekte dhe e përgjegjshme në punë.
Eksperienca e mëparshme në klinikë dentare përbën avantazh, por vlerësohet shumë edhe dëshira për të mësuar dhe për t’u zhvilluar brenda një ekipi profesional.
Vendndodhja
Dervish Hima, Tiranë
Aplikimi
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në:
Email: info@smiledoctor.al
Tel: 0695811357