Asistente Dentare

Idrizi Dental Clinic është në kërkim të një Asistente Dentare për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e përditshme të punës klinike.

Kërkojmë një person të organizuar, korrekt dhe me dëshirë për të punuar në një ambient profesional, duke asistuar në procedurat dentare dhe në menaxhimin e përditshëm të klinikës.

Kërkohet:

  • Seriozitet, korrektësi dhe përkushtim në punë
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Gatishmëri për të mbështetur proceset klinike dhe operative të klinikës

Përparësi:

  • Eksperienca e mëparshme si asistente dentare
  • Njohuri bazë mbi instrumentarin dhe proceset klinike
  • Sjellje profesionale me pacientët

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe të qetë
  • Mundësi për bashkëpunim afatgjatë
  • Ekip mbështetës dhe serioz
  • Mundësi për zhvillim dhe eksperiencë në praktikën dentare

📩 Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në: idrizidentalclinic@gmail.com

© 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.