Exocad Designer

Klinika Sorriso Sicuro kërkon Exocad Designer

Klinika Sorriso Sicuro është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar në fushën e dizenjimit dentar digjital për pozicionin Exocad Designer. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e programit Exocad, veçanërisht në modelimin e barave të titaniumit dhe në projektimin e punimeve të avancuara All-on-6.

Kërkohet saktësi në detaje, kuptim i mirë i strukturave protetike dhe aftësi për të bashkëpunuar ngushtë me ekipin klinik dhe laboratorik për realizimin e punimeve funksionale dhe estetike.

Përparësi do të kenë kandidatët që kanë eksperiencë të mëparshme në raste komplekse implantologjike dhe që dinë të punojnë me standard të lartë profesional.


Për më shumë informacion dhe aplikim, kontaktoni në: +355 69 216 6216

© 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.