Idrizi Dental Clinic është në kërkim të një Asistente Dentare për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e përditshme të punës klinike.
Kërkojmë një person të organizuar, korrekt dhe me dëshirë për të punuar në një ambient profesional, duke asistuar në procedurat dentare dhe në menaxhimin e përditshëm të klinikës.
Kërkohet:
Seriozitet, korrektësi dhe përkushtim në punë
Aftësi të mira komunikimi
Aftësi për të punuar në ekip
Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
Gatishmëri për të mbështetur proceset klinike dhe operative të klinikës
Përparësi:
Eksperienca e mëparshme si asistente dentare
Njohuri bazë mbi instrumentarin dhe proceset klinike
Sjellje profesionale me pacientët
Ne ofrojmë:
Ambient pune profesional dhe të qetë
Mundësi për bashkëpunim afatgjatë
Ekip mbështetës dhe serioz
Mundësi për zhvillim dhe eksperiencë në praktikën dentare